75 Mall Live Search
09:01 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

Veliu ngushëllon familjarin e zyrtarit policor, i infektuar me koronavirusin

Dje është ndarë nga jeta Hysni Jerliu, nënkryetar i nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Raskovë.

I ndjeri, i cili ishte i infektuar me koronavirusin, ishte edhe zyrtar në Policinë e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të Jerliut.

“E nderuara familje Jerliu,

Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen e jetës së familjarit tuaj, zyrtarit të devotshëm të Policisë së Kosovës, Hysni Jerliu.

Ai shërbeu si një punonjës i dalluar deri në momentet e fundit të jetës së tij duke dhënë një kontribut të veçantë në Policinë e Kosovës.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/