18:13 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Veliu takim virtual me Kosnett, flasin për zbatimin e masave për parandalimin e COVID-19

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka mbajtur takim virtual me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett

Temë kryesore e këtij takimi ishin prioritet e Ministrisë me theks të veçantë forcimi i luftës kundër të gjitha formave të krimit të organizuar, korrupsionit, parandalimit dhe luftimit të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për situatën aktuale të pandemisë dhe zbatimin e masave për parandalimin dhe mbrojtjen nga COVID-19, sipas Manualit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Me këtë rast, ministri Veliu ka falënderuar ambasadorin Kosnett për mbështetjen e fuqishme që SHBA ka dhënë për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe sektorin e sigurisë në përgjithësi.

Në anën tjetër, Ambasadori Amerikan Philip Kosnett theksoi se bashkëpunimi me institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojë, përfshirë edhe me ato që sigurojnë sundimin e ligjit – i veçuar me përparësi të lartë për Shtetet e Bashkuara.

Ministria e Punëve të Brendshme -Zyra për Komunikim Publik