19:10 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Veliu takon ambasadorin italian, diskutohet për bashkëpunimin e Policisë së Kosovës dhe asaj të Italisë

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando.

Pas këtij takimi Veliu tha se Orlando-n e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i tij i ka dhënë Kosovës gjatë të gjitha proceseve me rëndësi për vendin tonë.

“Gjithashtu kërkova mbështetjen e kësaj ambasade në procesin e ndërrimit të dokumenteve të qytetarëve, për shkak të funksionimit të dy ministrive. Diskutuam për të thelluar bashkëpunimin mes Policisë së Kosovës dhe Policisë së Italisë”, tha Veliu, transmeton Indeksonline.

Ai shtoi poashtu se lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit, radikalizmit dhe migrimit, anëtarësimi i Kosovës në Interpol dhe Europol dhe organizata të tjera mbeten prioriteti i tij si ministër i MPBAP-së./Indeksonline/