Veliu: Të ndermerren masat ektreme, nëse bëjmë garë kush po dominon- gabojmë!

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka thënë se situata në Kosovë është shumë seioze, kjo pasi që numri i të infektuarve po rritet.
“Situata në Kosovë është serioze sepse numri i të infnektuarve po rritet dhe sigurisht institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme që të parandalojnë këtë pandemi”, ka thënë ai në një intervistë për Klan Kosova- transmeton Indeksonline.
“Unë jam personalisht që të ndërmerren të gjitha masat, qofshin edhe ato extreme sikurse edhe po quhen që të mbrohemi nga ky rrezik që e ka përfshi globin, por edhe Kosoven”, ka vlerësuar tutje ai.
“Sigurisht që kjo është e drejtë e presidentit, presidenti ka propozu që të bëhet një gjendje e jashtëzakonshme duke e pas parasysh rritjen e numrit të personave të prekur, edhe ai e shfrytëzon të drejtën e tij kushtetuese, pastaj janë deputetët ata që duhet ta thonë fjalën e fundit pro ose kunder”, vlerësoi Veliu.
“Nuk është çështja me presidentin apo kryeministrin, jemi për ta luftuar në mënyrën sa më të mirë këtë virus që e ka kaplu edhe Kosovën. Nëse bëjmë garë kush po dominon është gabim” , konsideroi i pari i MPB-së. /Indeksonline/