75 Mall Live Search
14:38 / E Premte, 08 Janar 2021 / OSH

Veliu tregon cila janë komunat me gjendje më të keqe, pas reshjeve të mëdha të shiut

Ministri në Detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka thënë se ka kërkuar ngritjen e gatishmërisë në nivel kombëtar të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, pas reshjeve të mëdha të shiut.

I pari i MPB-së ka thënë se janë duke e përcjellë më vëmendje të shtuar gjendjen aktuale të vërshimeve të pjesshme si pasojë e reshjeve të shiut.

 “Deri më tani në Komunën e Gjakovës, Malishevës, Rahovecit, Drenasit dhe Suharekës ka pasur vërshime të pjesshme, derisa ekipet e AME-së janë në terren duke vepruar sipas nevojës dhe rrethanave.  Në komunat tjera situata momentalisht është e qetë dhe nën kontroll. AME do të koordinojë të gjitha veprimet operacionale me shtabet komunale, për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme, por edhe për t’i ndihmuar këto shtabe si me personel ashtu edhe me mjete. MPB do të informoi qytetarët në rast të përkeqësimit të gjendjes aktuale”, ka thënë ai.