22:05 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Veliu: Veprimet e fundit të VV-së të dështuara, nuk tregojnë seriozitet për marrëveshje!

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu përmes një statusi të bërë së fundmi në Facebook ka thënë se angazhimi dhe veprimet e ditëve të fundit të VV-së nuk janë një përpjekje serioze për ndërtimin e institucioneve dhe arritjen e marrëveshjes me LDK-në për të bashkëqeverisë mbi bazën e fuqisë së votës.

“E tërë kjo është një përpjekje e VV-së për pushtet absolut dhe për ta nënshtruar e nënçmuar LDK-në, duke provuar t’ia nëpërkëmbin dinjitetin. Madje, kërkesat e sotme të VV-së shkojnë edhe më larg, në synimin e tyre që LDK të shkëputet nga e kaluara e saj europiane dhe euroatlantike.Nga cila e kaluar duan ata të shkëputemi? Mbase duan që të distancohemi edhe nga rugovizmi.”, ka shkruar ai, përcjellë Indeksonline.

Veliu tutje ka shtuar se kjo përpjekje e tyre sigurisht që është e dështuar dhe nuk duhet ta ndihmojë askush prej nesh../IndekSonline