75 Mall Live Search
15:59 / E Enjte, 15 Shtator 2022 / A. M.

“Vëlla Glauk…”, deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ironizon me kryeparlamentarin dhe deputetët e LVV-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, i është drejtuar me shprehjen ”I nderuar vëlla”, Glauk Konjufcës, me të nisur fjalimin para të pranishmëve në seancë.

E kjo ka bërë që të menjëhershëm ta ketë reagimin i pari i kuvendit, duke i replikuar me ”Kryetar i Parlamentit jam”, deputetit të PDK-së.

Gjithë ky diskurs u bë që prej kryeministri Albin Kurti, citonte kryetarin e Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharajn, i cili thoshte se në takim, ka bërë kërkesa për 100 euro mjete shtesë për mësimdhënësit, duke iu drejtuar ta ndihmonte si vëlla.

Për më shumë ndiqni momentin më poshtë nga fjalimi i Kastratit i cili tha se nga ajo ditë nisi përqeshja ndaj mësimdhënësve grevistë.