75 Mall Live Search
18:43 / E Diele, 03 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vëllai akuzon motrën: Ti ke faj që më iku nusja nga shtëpia

Në seancën e sotme në “Shihemi në gjyq”, vëllai ka sjellë motrën e tij dhe e akuzon se ajo është fajtore që nusja e tij e ka lënë papritur. Kristo ka një dhimbje të madhe sepse prej 1 viti e gjysmë, ai nuk i ka parë më fëmijët e tij. Ai është babai i tre fëmijëve dhe fëmijën e vogël nuk ka mundur as ta shikojë sepse gruaja ia ka ndaluar.

Ardit Gjebrea: Nëse vëllai yt është ndarë nga gruaja, çfarë faji ke ti?

Mirela:Asnjë lloj faji!

Kristo: Qysh moj nuk ke faj ti?

Eni Çobani: Kristo, kjo fjalë është vetëm për ty, shfrytëzoje në maksimum të thuash gjithçka, të asaj dhimbjeje të madhe që ti ke sot në zemër.

Kristo: Përshëndes fëmijët e mi, që kam 1 vit e gjysmë që si kam parë.

Eni Çobani: Kush është problemi?

Kristo: Problemi është me nusen time, se ajo më iku ka një vit e gjysmë dhe fëmijët nuk i kam parë.

Eni Çobani: Sa fëmijë ke, Kristo?

Kristo: Janë 3 fëmijë. Edhe kur ajo iku nuk i takova fëmijët fare, as në mëngjes. Ia thashë përpara se të ma bënte këtë gjë, ik i thashë. Jo më tha, do të fus ty në burg pastaj do iki se më merr fëmijët. Tani ajo ku e ka arsyen.

Eni Çobani: Pra, ti nuk e ke kuptuar?

Kristo: Pastaj më mbrapa po shkonte nga motra ime. Që kur shkoi andej, shkalloi fare. Iku me 3 fëmijë tani, filloi shkalloi me atë.

Ardit Gjebrea: Kush e shkatërroi?

Kristo: Ajo e shkatërroi se shkonte tek shtëpia e saj.

Mirela: Uaa

Ardit Gjebrea: Edhe?

Kriso: Vinte atje.

Ardit Gjebrea: Edhe çfarë bënte?

Kristo: Më kërkonte kushte mua, nusja. Unë ato kushte që kisha ia plotësoja.

Ardit Gjebrea: Pse e shkatërroi motra jote?

Kristo: E shkatërroi se e merrte me vete në qytet, ajo nuk dinte të vinte në qytet. Unë e merrja që e çoja, vinte me mua, ajo nuk dinte të vinte në shtëpinë e saj në Fier.

Ardit Gjebrea: Pra ti mendon, se motra jote i hapi sytë nuses tënde?

Kristo: I hapi sytë dhe ajo më ndau.

Mirela: Më vjen shumë turp që unë të dal para publikut dhe të akuzohem. Sepse vëllai më thotë mua, që kam qenë unë ajo shkaktarja që kam ndarë nusen e vëllait. Jo, nuk e pranoj.