Vëllai godet motrën me shuplakë në Podujevë

Dje në mëngjes është arrestuar një person, pasi që kishte goditur me shuplakë motrën e tij.
Rasti ka ndodhur në Podujevë, raporton Indeksonline.
“Podujevë 02.05.2022 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje të çastit që kishte pasur me motrën e tij, viktimën femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me shuplakë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.