75 Mall Live Search
14:56 / E Enjte, 14 Prill 2022 / AR

Vëllai i Chris Rock, Kenny Rock sfidon Will Smith në një ndeshje boksi

Ngjarja e bujshme që ndodhi në natën e ndarjes së çmimeve ‘Oscars’ kur Will Smith goditi me shuplak Chris Rock po vazhdon të komentohet akoma.

Vëllai i Chris Rock, Kenny Rock, ka sfiduar Will Smith në një ndeshje boksi pasi ia sulmoi vëllain, transmeton Indeksonline.

Kenny i tha gazetës se ai ka 'dërguar mesazhe dhe ka folur' me Chris, i cili 'po bën mirë' javë pas incidentit.

Kenny 42 vjeçar tha për TMZ se ka arritur të organizojë një ndeshje, vetëm nëse Smith vendos ta pranojë ofertën e tij.

Kenny u shfaq së bashku me promovuesin e Celebrity Boxing Damon Feldman në New York City të martën, duke i thënë TMZ se ai ka arritur një kontratë për një ndeshje të mundshme, nëse Smith vendos të pranojë ofertën e tij.

“Unë duhet të hyj në ring me Will Smith. Unë mund ta rrëzojë atë..” tha ai.

Kenny gjithashtu tha se ka shkëmbyer mesazhe dhe ka folur me Chris për të cilin tha se është përmirësuar dukshëm pas incidentit./Indeksonline/