75 Mall Live Search
10:28 / E Premte, 27 Dhjetor 2024 / S Z

Vellai i Gjylejta Ukellës: Drejtësia është veç kështu

Familja e Gjyljeta Ukellës është shprehur e kënaqur me vendimin e gjykatës për dënim me burgim të përjetshëm për Edmond Lajçin.

Vëllai i saj, Shpat Ukella tha se më këtë vendim u është lehtësuar dhimbja dhe se drejtësia u arrit.

“Vendimi i gjykatës na e lehtësoi dhimbjen jemi shumë të lumtur, falënderojmë gjykatën prokurorinë, Policinë e Kosovës. Drejtësia është veç kështu dhe s’ka ndryshe”, ka thënë ai në një deklarim për media pas përfundimit të seancës.

Ukella u shpreh se vendimi ia ka kthyer besimin në drejtësi.