75 Mall Live Search
19:54 / E Mërkurë, 22 Prill 2020 / indeksADMonline

Vëllai i ish-deputetit, ia dhuron veshkën presidentit Thaçi

Pas lajmit se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, u dërgua për trajtimit mjekësor në Klinikën Urologjike të QKUK-së, për një shqetësim me veshkë dy qytetarë e kanë ofruar vullnetarisht veshkën e tyre në rast se i nevojitet presidentit.

Por si duket presidentit Thaçi nuk i ndalen donatorët.

Sot gatishmërinë për t’iaa dhuruar veshkën Presidentit Thaçi, e ka deklaruar edhe Hasan Beqa, veterani i UÇK-së, dhe vëllai i ish deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa, transmeton telegramisot.

“Definitivisht ky te shtin me e dasht me zor. Prej sot edhe une jam vullnetar me e jep nje veshke nese presidenti ka nevojë”, ka shkruar ai në Facebook.