75 Mall Live Search
09:05 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Vëllai i Ivanoviqit flet për personin që po dyshohet më së shumti për vrasjen e Oliverit!

Vëllai i politikanit serb të vrarë në Kosovë, Oliver Ivanoviq, Mirosllavi ka deklaruar se s’ka informata të besueshme se në vrasjen apo përgatitjen për vrasje ka qenë i përfshirë Millan Radoiçiqi, mirëpo se nuk e përjashton përfshirjen e tij.

Ai ka theksuar se Prishtina dhe Beogradi kanë interes në zgjidhjen e kësaj vrasjeje.

Ivanoviq vuri në dukje se nuk ka asnjë informacion të besueshëm se Radoiçiq është i përfshirë në vrasje.

“Unë do të gënjeja nëse do të thosha se ai njeri nuk është objekt i interesit tim. Duke e pas parasysh se ai është një person që përmendet shumë në këtë kontekst për të lidhen shumë rrëfime, ka shumë të dhëna dhe informacione”, është shprehur ai.