75 Mall Live Search
15:07 / E Martë, 05 Mars 2024 / mp

Vëllai i Liridona Ademajt i takon fëmijët e motrës së ndjerë pas një kohe të gjatë

Vrasja e Liridona Ademajt, vazhdon të jetë një rast me shumë bujë në Kosovë.

Prokuroria ende vazhdon të jetë në fazën e hetimeve, dhe nuk dihet sa larg është ngritja e aktakuzës.

Në anën tjetër, vëllai i Liridonës së ndjerë, Leonardi pas një kohe të gjatë ka takuar dy djemtë, nipat e tij.

Fjala është për fëmijët e Liridonës, e cila dyshohet të jetë vrarë me urdhër të bashkëshortit, Naim Murseli.

Fotografitë nga takimi që është bërë në qendrën në Suedi ku fëmijët po qëndrojnë nën mbikëqyrjen e shtetit.