07:35 / E Martë, 31 Tetor 2023 / AR

“Vëllai i Madh” i sjellë Motrat Mustafa në BBVK, si surprizë për ditëlindjen e Edonës

Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova i kanë uruar Edonës ditëlindjen.

Por, pos urimeve të banorëve, Edona ka marrë edhe një super surprizë nga “Vëllai i Madh”.

Që prej hyrjes së saj në BBVK, ajo ka kënduar një këngë të Motrave Mustafa dhe e ka shprehur dëshirën se do të donte shumë t’i takonte.

E dëshirën ia ka plotësuar “Vëllai i Madh”, i cili në oborrin e shtëpisë i ka sjellë pikërisht Motrat Mustafa, që performuan këngë dhe i argëtuan pafund banorët e Big Brother VIP Kosova 2.

Për më shumë detaje, ndiqini videot në linçet e mëposhtme.