21:41 / E Diele, 17 Dhjetor 2023 / AR

“Vëllai i Madh” liron nga prangat Bucin, Besin dhe Ganiun, ky ishte reagimi i tyre

Vëllai i Madh” ka marrë vendim që t’i liroi nga prangat tre banorët e Big Brother VIP Kosova, Bucin, Besin dhe Ganiun.

Ata gjithashtu tashmë edhe mund të zhvillojnë biseda me banorët e tjerë.

Pasi morën këtë lajm, Buci, Besi dhe Ganiu janë shprehur shumë të lumtur.

“Ylli, Besi dhe Ganiu, pas vlerësimit se kjo mund të jetë nata e fundit për njërin prej jush në shtëpi dhe duke marrë parasysh që nuk do të keni darkë të nominuarve, kam vendosur të iu liroi nga prangat dhe moskomunikimi me banorët e tjerë”.

“Iu inkurajoi të përdorni këtë kohë për të biseduar dhe sqaruar me banorët e tjerë rreth gjërave që u kanë mbetur peng pa i diskutuar, moskonsumimi i alkoolit mbetet në fuqi”, thuhej në zarfin të cilin për ta e lexoi Edona.