75 Mall Live Search
12:01 / E Diele, 24 Mars 2024 / LB

‘Vëllai i Madh’ merr një vendim “goditës” për Meritonin dhe Ilnisën

Aktivitete të dyshimta poshtë jorganit dhe fikje të vazhdueshme të mikrofonit kanë bërë që ‘Vëllai i Madh’ të marrë masa ndëshkuese kundër Meritonit dhe Ilnisës.

Për shkak të sjelljes së tyre, ‘Vëllai i Madh’ ka vendosur që Ilnisa dhe Meritoni të ndahen në hapësirat e shtëpisë.

Si pasojë, ata nuk do të lejohen më të qëndrojnë në të njëjtat ambiente ose të flenë së bashku.

Egla Ceno, aktorja e njohur dhe banore e shtëpisë, nuk i fsheh emocionet e saj. Ajo shprehet hapur se tashmë mund të ketë qetësi gjatë orëve të natës.

“Më duhet që të mbuloj kokën vetëm që mos të dëgjoj lëvizjet e jorganit dhe pëshpërimat, prandaj gëzohem”, është shprehur Egla. /Telegrafi/