Vëllai i Nezir Mehmetajt: Akuza që po i bëhet vëllait tim s’është aspak e vërtetë

Që nga dita e premte e javës së kaluar, kosovari Nezir Mehmetaj po mbahet në Serbi.
Ai u ndalua në pikën kufitare teksa ditë më vonë ia caktua edhe paraburgimi prej 30 ditësh.
Vëllai i tij, Valon Mehmetaj ka thënë se akuza që po i bëhet Nezir Mehmetajt nuk është aspak e vërtetë.
Ai tha se Serbia me formë jashtë çdo të drejte ligjore e njerëzorë po bën veprime duke trazuar qytetarët që shkojnë në territorin e Serbisë, transmeton Indeksonline.
Valon Mehmetaj gjithashtu tha se institucionet kosovarë duhet të ngulin këmbë në të drejtën e popullit të vetë dhe se Bashkësia Ndërkombëtare duhet ‘i përcjell këto forma të shkeljes së marrëveshjes nga shteti serb.
Postimi i plotë:
Akuza qe po i bëhet vellaut tim Nezir Mehmetaj aspak nuk është e vërtetë!
Serbia me forma jashtë qdo të drejte ligjore e njerzore po bënë veprime duke trazuar qytetarët e lirë të cilët shkojn në territorin e Serbisë duke pas bindjen së ky shtetë sot është me ndryshe ne aspektin pozitiv.
Koha kur po cekët ne akuzat e pa vertetë ndaj vellaut tim është kur pushteti serbë i asaj kohe nuk kishte juridiksion në territorin e Republikës së Kosovës!
Pa asnjë të drejtë dhe pa piken e arsyes po i bënë veprimet e paligjshme ne adresë të qytetarëve Kosovar.
Institucionet tona duhët të bëhen njëherë e përgjithmonë burra e të i ngulin këmbët ne të drejten e popullit të vetë.
Bashksia ndërkombëtare duhet të i përcjellë keto forma të shkeljes së marrveshjeve ndërshtetrore dhe konventave ndërkombëtare për lirinë e lëvizjes dhe lirinë e të jetuarit e të cilat me guxim dhe pa frikë po cënohen nga shteti Serbisë!
Me respekte, Valon Mehmetaj!
#JusticeForNezirMehmetaj