75 Mall Live Search
11:34 / E Mërkurë, 07 Janar 2026 / G T

Vëllai i Rayan Cherkit qenka special, talent që po mahnitë Francën

Futbolli francez mund të ketë zbuluar një tjetër diamant me mbiemrin Cherki. Bëhet fjalë për Eden Cherki, vëllain e vogël të yllit të Manchester City, Rayan Cherki, i cili po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje me paraqitjet e tij te ekipi U15 i Olympique Lyon.

Eden po konsiderohet si një talent i rrallë për moshën e tij. Ai kontrollon topin me këmbën e majtë, por ekzekuton goditjet e lira me të djathtën, një tregues i qartë i teknikës së avancuar dhe inteligjencës futbollistike. Në fushë, ai shquhet si driblues i lindur, kreativ, i guximshëm në duele një kundër një dhe me vizion të jashtëzakonshëm në ndërtimin e lojës, shkruan Indeksonline

Stili i tij i lojës i ngjan shumë atij të vëllait të madh: i cili tashmë është pjesë e klubit nga Premier League dhe po zhvillon një super sezon.