75 Mall Live Search
18:27 / E Mërkurë, 14 Dhjetor 2022 / LB

Vëllai i Rexhep Selimit: Krerët e UÇK-së i vizitoj herë pas here, mirë janë por po mbahen padrejtësisht

Vëllai i Rexhep Selimit, Ramadani, në T7 ka thënë se po e viziton vazhdimisht vëllain e tij që po mbahet në paraburgim në Hagë.

Ai bëri të ditur se përveç 10-shit, takonte edhe krerë të tjerë të UÇK-së.

Selimi tha se “Rexha është mirë, i fortë”.

“Jemi tu fol, po e vizitojmë, shkoj here pas here, cdo muaj. Jo vec Rexhen, por edhe të tjerët. Rexha shihet se është mirë, i fortë. Një talent i pazbuluar deri më tani. Isha në vizitë dhe të gjithë i kam pa, Hashim Thacin, Kadri Veselin, më herët i kam parë edhe të tjerët. Mirë janë, edhe pse po mbahen padrejtësisht. Ata po e vazhdojnë luftën, për me mbrojt luftën e UÇK-së”.