75 Mall Live Search
13:19 / E Shtunë, 05 Dhjetor 2020 / Blerim

Vëllai i Ronaldos nën hetime për mashtrim!

Sipas raportimeve në media në Itali, thuhet se vëllai i Ronaldos, Hugo Dinarte akuzohet nga një kompani në Torino për shitje të paligjshme të fanellave të sulmuesit të Juventusit.

45-vjeçari portugezi, menaxhon tregtinë e Ronaldos, pra ky hetim ka të bëjë me licencën për prodhimin e fanellave me emrin e CR7, shkruan IndeksOnline

Dyshohet se vëllai i portugezit e ka thyer marrëveshjen e kontratës me kompaninë “Mussara”, pasi ka blerë nga kompania ne fjalë 13 mijë fanella me çmimin prej 4 euro dhe i ka shitur më shtrenjtë.