Vëllai i Safet Boletinit udhëton nga Gjermania, për të përkrahur Faton Pecin

Një gjest i veçantë atdhedashurie po vjen nga diaspora.
Vëllai i heroit tonë kombëtar, Safet Boletini, po udhëton drejt Kosovës për të përkrahur dhe për të votuar kandidatin për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Faton Pecin, raportojnë mediat mitrovicase.
I njohur për lidhjen e fortë me vendlindjen dhe përkushtimin ndaj vlerave kombëtare, ai jeton prej vitesh në Gjermani, ku bashkë me bashkëvendas të tjerë nga Mitrovica ndajnë të njëjtin ideal për zhvillimin dhe përparimin e qytetit të tyre.
Ky veprim simbolik po vlerësohet si një shembull frymëzues i lidhjes së pashkëputur mes diasporës dhe vendlindjes, duke dëshmuar se dashuria për Mitrovicën nuk njeh kufij.