Vëllai i Shaqirit bëhet me punë të re në vitin 2025, synon ta rikthej një skuadër zvicrane në elitën e futbollit

Skuadra e njohur në Zvicër, Rapperswil-Jona ka afruar dy shqiptarë në staf për të synuar rikthimin në elitën e futbollit.
Erdin Shaqiri, i cili është vëllai i Xherdanit, futbollistit të njohur dhe Arbër Sakiri, janë dyshja që kanë firmosur me klubin zvicran, shkruan Indeksonline
Presidenti i këtij klubi, Rocco Delli Colli u shpreh tejet i lumtur që ka afruar agjentët e futbollit dhe synon të bëjë më të mirën.
“Ne në FCRJ duam të zhvillohemi më tej dhe sot në futboll nuk mund ta bëjmë më këtë të vetëm. Duhen njerëz të fortë dhe me përvojë, të cilët tani i kam gjetur në mjedisin tim të njohur”, u shpreh presidenti
Kujtojmë që Erdini dhe Arbëri janë edhe partner-biznesi./Indeksonline/