Vëllai i shefit të Listës Srpska i brengosur për ndalesën e rusit në Kosovë (Foto)
Shtetasi nga Rusia, Boris Malagurski, i cili njihet si propagandues dhe anti-shqiptar, është ndaluar sot nga autoritetet e sigurisë për tu futur në territorin e Republikës së Kosovës. I njëjti kishte planifikuar që të shfaqte një dokumentarë/film rreth ngjarjeve të veriut të Mitrovicës.
Mirëpo, ndalimi i tij nxiti reagime të shumta në “Facebook”. Disa nga serbët që jetojnë në Kosovë lavdëruan projektin e rusit. Pakënaqësitë rreth ndalesës së Malagurskit ka shfaqur edhe Ivica Simiq, vëllai i deputetit të Kuvendit të Kosovës, njëherësh shefit të grupit parlamentar të Listës Srspka, Igor Simqit.
“Ju faleminderit në përhapjen e së vërtetës, filmi i juaj paraqitet në Mitrovicën e Kosovës, këtë s’kanë mundur ta parandalojnë”, ka reaguar ai, transmeton Indeksonline
Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme ka sqaruar se pse Malagurski është konsideruar si kërcenim për rendin publik.
“Është person për të cilin është lëshuar paralajmërim për qëllim të refuzimit të hyrjes në regjistrin kombëtarë. Konsiderohet të jetë kërcënim për rendin publik, sigurinë e brendshme, shëndetin publik apo marrëdhëniet ndërkombëtare”, thuhet në vendim.
Ndërkohë, Malagurski përmes një reagimi ka thënë se ndalimi i tij është një akt i dëshpërimit dhe frikës nga ana e kryeministrit, Ramush Haradinaj. “Bota e ka parë filmin, e vërteta do të fitojë”, ka shkruar ai. /Indeksonline/