Vëllai i të vrarit në Prishtinë dyshohet se ka qënë pjesë e luftës në Siri

Njeri nga të dyshuarit për plaçkitjen në Suharekë, Korab Gashi, i cili gjendet ende në arrati dyshohet se kohë më parë i ishte bashkuar ISIS-it në luftën në Siri.
Korabi po vazhdon të qëndroj në arrati dhe policia është në kërkim të tij, vëllau i tij, Dukagjin Gashi ka mbetur i vrarë në aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës. Të dy vëllëzerit dyshohet se ishin të përfshirë javën e kaluar në grabitjen e argjendarisë në Suharekë.
Në opoeracionin e sotëm policor është plagosur edhe një polic në këmbë.
IndeksOnline ka raportuar ekskluzivisht nga vendi i ngjarjes për këtë operacion të madh policor.