17:49 / E Shtunë, 03 Korrik 2021 / Blerim

Vëllai i Valonit, Vetoni po shkëlqen në Norvegji

Veton Berisha është duke kaluar në një formë fantastike në Norvegji.

Vëllai i futbollistit, Valon Berisha – ka shënuar dy gola në barazimin e skuadrës së tij Viking 2 me 2 kundër Bodo/Glimt, shkruan IndeksOnline

Berisha luajti deri në minutën e 73’të, kurse golat i shënoi në minutat: 45’të dhe 56’të.

Me këta dy gola, sulmuesi 27-vjeçar shkon në kuotën e nëntë golave në në 11 xhiro në ‘Eliteserien’./IndeksOnline/