75 Mall Live Search
16:32 / E Hënë, 12 Korrik 2021 / AR

Vëllai raporton vëllain në Polici: Nuk i dhamë para, më pas nxori thikën!

Një 18-vjeçar në shenjë revolte ka dëmtuar me thikë orenditë shtëpiake pasi familjarët nuk kishin mundësi t’ia japin të hollat që kërkonte.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës tregojnë që rasti ka ndodhur më datë 09.07.2021 rreth orës 02:15 në Prishtinë.

Rastin e ka raportuar vëllai i tij, ku më pas i dëshuari është arrestuar nga njësitet policore dhe nën prezencën e QPS-së ka pranuar se ka kryer aktin e dëmtimit.

Me rekomandim të prokurorit, ai është dërguar në qendrën e mbajtjes dhe rasti “asgjësim apo dëmtim i pasurisë” po hetohet./Indeksonline/