Vëllai rrah motrën në Gjakovë

Një rast i dhunës në familje është evidentuar dje në Gjakovë.
Viktima, femër kosovare, ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj.
Rasti ka ndodhur rreth orës 17:30, raporton Indeksonline.
Policia ka bërë të ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
Ndërkaq, i dyshuari në fjalë, gjendet në arrati.
Sipas policisë, rasti është në hetim e sipër./Indeksonline/