75 Mall Live Search
08:44 / E Martë, 19 Mars 2024 / LB

Vëllai rrah vëllanë në Lipjan

Është arrestuar një burrë në Lipjan pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht vëllanë e ti.

Policia thotë përmes raportit se nuk raportohet për të lënduar.

Njoftimi:

DHUNË NË FAMILJE

Lipjan  18.03.2024 – 10:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.