Vëllau e hedh nga çatia e banesës, vdes djali 4 vjeçar
Djali, 4 vjeçar, vdes pasi ‘vëllai skizofrenik e hedh atë nga çatia e apartamenteve’.
Fëmija, i quajtur në vend si Shimon Smith, u gjet i pavetëdijshëm dhe pa shenja jete në një oborr jashtë bllokut të banesave.
Një djalë katërvjeçar e gjeti vdekjen pasi vëllai i tij më i madh e hodhi atë nga çatia e një ndërtese banimi.
Ai vdiq në vendngjarje pasi oficerët u thirrën për incidentin tragjik në Brooklyn, Nju Jork, rreth orës 3.30.
Vëllai i tij 20-vjeçar, i cili ka një histori skizofrenie, është arrestuar, sipas raporteve.
Burimet i thanë CBS se vëllai më i vjetër ka pranuar se ka hedhur Shimon jashtë ndërtesës në lagjen Brooklyn East Midwood./Indeksonline/.