75 Mall Live Search
13:58 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / OSH

Vëllau i deputetit të Vetëvendosjes punësohet në zyrën e kryeministrit Hoti!

Andi Batusha ka rastin t’i “ngrohë” raportet përsëri mmidis LDK-së e Vetëvendosjes. Vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, Agon Batusha, që nga e mërkura është punësuar si zyrtar i lartë për asistencë zhvillimore në Qeverinë e Kosovës.

Por, meritat për këtë emërim nuk i ka aq kryeministri Hoti. Kjo pasi që Andi Batusha ka përfituar këtë vend pune si bursist i skemës YCS-Young Cell Scheme.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonlinen deputeti i VV-së, Agon Batusha.

“Po, është skenë e bursave të BE-së. Vëllai im ka dalë i treti në rënditje. Qeveria ka marrëveshje me BE-në. Është projekt i Bashkimit Evropian dhe është BE-ja që e ka punësuar. Që të gjithë janë shërbyes civilë”, ka thënë Agon Batusha./Indeksonline/