13:30 / E Mërkurë, 10 Nëntor 2021 / OSH

Vëllau i dëshmorit: Ta vojmë Isni Kilajn për kryetar, t’i japim fund kësaj qeverisje

Ardian Krasniqi ushtari që veshi uniformen e vëllait dëshmor Visar Krasniqi, për të vazhduar amanetin e tij për çlirim , ka bërë thirrje që të votohet kandidati i PDK-së, Isni Kilaj, për kryetar të Malishevës.

Ai tha se më 14 nëntor do t’i kthehet dinjiteti komunës së Malishevës.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkvendas ,Familjar të Dëshmoreve invalid dhe veterant të Ushtris Çlirimtare të Kosoves përkatesisht të Komunes së Malisheves !

Dua të ndaj me ju brengën time që për shumë vite e kam mbajtur në brendësi.

E, si duket kësaj brenge i ka ardhur fundi duke pas parasysh mobilizimin e qytetareve të Komunes së Malisheves dhe Partive opozitare si LDK-së AAK-së dhe simpatizantëve të VV-së që kan dal në mbështetje te kandidatit për Kryetar z.Isni Kilaj!

-Unë si familjar i dëshmori që dha jetën për lirinë , që ne t’a ruajmë e t’a çmojmë këtë liri, nuk po e gëzojmë asesi, sepse kjo liri po cënohet nga qeverisja aktuale e udhëhequr nga Ragip Begaj për 8 vite.

Kryesisht kryetari i komunës së Malishevës, asnjëherë nuk është përkujdesur për neve si kategori, sepse premtimet e tyre të kota as nuk iu është përmbajtur asnjëherë për 2 mandate të qeverisjes së ti.

Vete fakti që perfaqësuesit e Komunes së Malisheves vazhdojn të sorollaten neper dyert e Gjyaktave dhe Prokurorive të Kosoves na konfirmojn keq menaxhimin ,hajnin dhe mos perfaqësimin e denjë të qytetareve të Komunes sonë!

Ata me siguri se do te ndeshkohen nga institucionet përkatëse por para se të marrin verdiktin nga institucionet un ju lus bashkareshit ti ndeshkojm me 14 Nëntor,së bashku ti kthejm dinjitetin Komunes së Malisheves!

Prandaj, qytetarë të mi të Malishevës të punojmë të gjithë së bashku, e të mbështesim kryetarin tonë të ardhshëm Isni Kilajn, që kjo qeverisje të mos ekzistoj më.

Bashkë duhet t’a bëjmë më të mirën për Malishevën!

Lavdi Dëshmoreve të Kombit🇦🇱🇽🇰

Për Malisheven✅

#IsniKilaj✅