75 Mall Live Search
16:17 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vëllau i Haki Rugovës, e largon punëtorin nga puna se nuk i’a dha votën LDK-së [Foto]

Se bizneset janë të lidhura direkt me pushtetin, tregon edhe rasti i një punëtori nga Studenica e Istogut.

Burime nga Kosova Post tregojnë se një punëtorë e ka pësuar largimin nga puna nga kompania ‘Ma Con’ që udhëhiqet nga vëllau i Haki Rugovës, Ganiu vetëm pse F. Sadikaj në zgjedhjet e 22 tetorit nuk ka votuar Lidhjen Demokratike por një kundërkandidat të Rugovës që e ka pasur familjarë.

Kosova Post ka kontaktuar me punëtorin në fjalë F. Sadikaj i ka cili ka thënë se i ka kushtuar me suspendim nga puna, mbështetja e familjarit të tij në garën për Istogun, Beqir Sadikajn përmes një fotografie të postuar në rrjetin social Facebook.

“Kam qenë me kontratë pune me kompaninë MaCon deri me datë 31 dhjetorë. Deri në kohën e fushatës ka qenë gjithçka në rregull. Unë gjatë fushatës e mbështeta familjarin tim, Beqir Sadikajn për të cilin postova një foto mbështetëse në Facebook. Pas rezultatit zhgënjyes që mori LDK në zgjedhje pasi që pritnin fitore pa balotazh, Gani Rugova më largoi nga puna. Unë i kam të gjitha dokumentacionet që tregojnë padrejtësinë që më ka bëri ai për një votë te vetme”, ka thënë F.Sadikaj.

Po ashtu është tentuar  të flas edhe me Rugovën për të vërtetuar nëse suspendimi nga puna i këtij punëtori lidhet me mos mbështetjen e tij, por kontakti me të ka qenë i pa mundur .