09:05 / E Hënë, 27 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Vëllau i lojtarit të Sevillas pëson arrest kardiak në fushë, i pajetë për disa minuta (VIDEO)

Gajtë ndeshjes së Serisë C spanjolle mes ekipeve të Coroda dhe Racin Ferrol, ka ndodhur një ngjarje që i ka tmerruar lojtarët dhe shikuesit.

Në minutën e 11-të të ndeshjes, Dragisa Gudelj, vëllai i mesfushorit të Sevillas, Nemanja, u rrëzua në fushë pas një ataku kardiak.

Sipas gazetës lokale Diario Córdoba, Gudelj ishte i pajetë në fushë për shtatë minuta. Si pasojë e kësaj situate dramatike, gjyqtari vendosi të pezullojë përfundimisht ndeshjen.

“Lajmi i fundit që kemi është se Dragi është nën vëzhgim”,- ka shkruar Cordoba në llogarinë e tij në Twitter. /IndeksOnline/