75 Mall Live Search
11:48 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vëllai i Rita Orës feston ditëlindjen, merr urime të veçanta

Familja e njohur shqiptare nga Prishtina, Sahatçiu, e që tashti njihen si Ora, jetojnë dhe veprojnë në Londër prej shumë vjetësh.

Një nga yjet e familjes është padyshim, Rita Ora, e cila ka arritur suksese të mëdha në skenën muzikore ndërkombëtare, shkruan Indeksonline.

Së fundmi në familjen e tyre ka festë, pasi që vëllai i Elenës dhe Ritës, djali i vetëm i Besnikut dhe Verës, Doni feston ditëlindjen e 22-të.

Ai ka marrë një urim të bukur nga nëna e tij Vera, e cila bashkëngjitur me një fotografi të saj me Donin ka shkruar: “Urime ditëlindjen djali im i mirë, te dua dhe do të dua gjithmonë! Ti e bëre dashurinë të vërtetë dhe gjithnjë do të kesh një vend të veçantë në zemrën time.
Dritë urime ditëlindja!”  /IndeksOnline/