Vëllau i Valon Bërishës, Vetoni u rikthye pas 4 vitesh te Norvegjia me asistim

Sulmuesi shqiptar Veton Berisha është rikthyer në Kombëtaren e Norvegjisë pas më shumë se 4 vjetësh.
26-vjeçari që është vlla i mesfushorit të Kosovës Valon Berisha, luajti 86 minuta kundër Austrisë në barazimin 1-1.
Berisha asistoi te goli i vetëm i Ghayas Zahidit, shkruan Indeksonline.
Norvegjia ishte në epërsi deri në minutën 94-të kur Gërbiqi barazoi rezultatin për Austrinë.
/Indeksonline/