09:20 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Vëllau i vogël i Valon Berishës, transferohet në Norvegji

Skuadra norvegjeze Brann ka transferuar vëllaun e Valon Berishës, Vetonin nga ekipi austriak Rapid Vienna.

24 vjeçari që reprezenton Norvegjinë, i dha fund qëndrimit në skuadrat e ndryshme austrikake ku luajti më shumë se 4 vite.

Së fundit me Rapidin, Berisha luajti gati 2 vite, ku në 42 ndeshje shënoi 7 gola.

Sulmuesi me prejardhje nga Podujeva, ka qenë pjesë e elitës së futbollit norvegjez më parë me skuarën Viking.

Në ndeshjen e parë kampionale për edicionin e ri që u zhvillua të shtunën, Brann humbi 3-2 nga Odd. /Indeksonline/