75 Mall Live Search
09:04 / E Enjte, 12 Tetor 2023 / MSH

Vëllau kanos me thikë vëllaun në Rahovec

Një rast i kanosjes ka ndodhur pasditen e djeshme në Rahovec.

Një i dyshuar raportohet të ketë kanosur me thikë vëllaun e tij.

Rastin në polici e ka raportuar viktima.

Ai ka deklaruar se vëllau i tij, kur e kishte kanosur me thikë, kishte qenë nën ndikim të alkoolit.

Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar.

I njëjti, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.