75 Mall Live Search
09:38 / E Premte, 14 Janar 2022 / OSH

Vëllau kanos motrën, pasi e kishte marrë nënën nga shtëpia e tij

Një rast “Kanosje” është shënuar mbrëmë pas mesnatës në Policinë e Kosovës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës një burrë kishte kanosur motrën e tij në Prishtinë.

Kjo pasiqë e njëjta e kishte marrë nënën e saj nga shtëpia e vëllaut.

“Prishtinë, 13.01.2022 – 01:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosur verbalisht  motrën e tij viktimën femër kosovare, pasi ajo nga shtëpia e të dyshuarit e kishte marr nënën e saj. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/