75 Mall Live Search
14:37 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / A. A

“Vëllazërorja”: Kosova pa 6 futbollistë ndaj Shqipërisë, ja kush mungon

Mungesa e Milot Rashicës dhe Leart Paqaradës për 3 ndeshjet e ardhshme të Kosovës, është konfirmuar nga Federata e Futbollit.

Por nuk do të jenë këta të vetmit futbollistë, që nuk janë të gatshëm t’u ndihmojnë “Dardanëve”.

Florent Muslia ka pësuar një lëndim, ndërsa Benjamin Kololli është i suspenduar pas kartonit të kuq që mori ndaj Greqisë.

Valon Berisha dhe Idriz Voca po ashtu do të mungojnë në “Vëllazëroren” ndaj Shqipërisë, megjithatë lajm i mirë është rikthimi i tyre për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër, Sllovenisë dhe Moldavisë.

/Indeksonline/