75 Mall Live Search
22:38 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / Gj Sh

Vëllaznimi e mposht Pejën në ”Karagaçi”, shkëlqen Hellems

Në kuadër të javës së 21-të të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll, Vëllaznimi ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Pejës me rezultat 74-85.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Karagaçi” në Pejë, por skuadra nga Gjakova arriti të ruajë epërsinë në momentet vendimtare, shkruan IndeksOnline.

Te Peja, më i dalluari ishte Cesare Edwards me 21 pikë dhe 15 kërcime, duke qenë lojtari më efikas i vendasve. Kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Logan Rout me 12 pikë dhe Arti Hajrari me 10 pikë.

Në anën tjetër, te Vëllaznimi u dallua Jericole Hellems me plot 37 pikë të shënuara, i ndjkur nga Yor Anei me 14 pikë./IndeksOnline/