Vëllaznimi kompleton stafin teknik, ky trajner do ta drejtojë klubin gjakovar

Tashmë klubi i Vëllaznimit na ka njoftuar edhe me shtabin teknik të klubit, ku kryetrajner do të jetë, Ekrem Radoniqi.
Pas disa transferimeve të bujshme me futbollistë, klubi gjakovar janë kompletuar edhe me stafin teknik, shkruna IndeksOnline
Me Ekrem Radoniqin trajner, ndimës trajner Luan Tabaku dhe trajneri i portierëve Daim Xhepa do ta udhëheqin Vëllaznimin për sezonin e ri në Ligën e parë të Kosovës.
Më poshtë postimi i plotë i KF Vëllaznimit:
“KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje për sezonen 2020/21 me shtabin teknik:
Kryetrajner: Ekrem Radoniqi
Ndihmës trajner: Luan Tabaku
Trajner i portierave: Daim Xhepa
E falenderojmë Daim Xhepën që ka shprehur dëshirë në menyrë vullnetare ti ndihmojë klubit”