Vëllaznimi me akuza të rënda drejtuar gjyqtarit të ndeshjes, pas takimit me Dukagjinin

Skuadra e Vëllaznimit pas humbjes së djeshme ndaj klubit të Dukagjinit në Ligën e Parë, ka dalë me një reagim për gjyqtarin e kësaj sfide, Valon Bajgora.
Pas humbjes 2:1, skuadra e Vëllaznimit ka “shpërthyer” me akuza të rënda drejtuar gjyqtarit Bajgora, me arsyetimin se referimi nuk ishte i drejtë, shkruan IndeksOnline
Madje, klubi gjakovar thotë se gjyqtari në fjalë i ka kaluar të gjitha normat.
Më poshtë reagimin e plotë të Vëllaznimit:
“REAGIM LIDHUR ME NDESHJEN DUKAGJINI -VËLLAZNIMI Të ndërgjegjshëm se ç’do njeri mund të gabojë, nuk e kemi parë të arsyeshme që të reagojmë për 18 xhiro me radhë lidhur me ndarjen e drejtësisë me ç’rast më shumë raste jemi dëmtuar. Kjo mbase edhe për faktin se jemi të prirur që së pari të analizojmë gabimet që ndodhin në shtëpinë tonë. Por gjyqtari Valon Bajgora (nëse mund të quhet gjyqtar) me ndihmësit e tij i tejkaluan të gjitha normat. Ndërhyrje brutale të pa ndëshkuara, rreth 20 goditje dënimi të paqena të akorduara rreth zonës sonë, gol fantazmë pas prekjes së topit me dorë të futbollistit vendës me ç’rast topi nuk e kalon vijën totale, nuk meritojnë gjë tjetër pos fjales TURP! Urojmë që pamjet e bashkëngjitura të mos shikohen nga familjarët e këtij gjyqtari, sepse mbase edhe ata do të ndiheshin të zhgënjyer me të. Të mos harrojë ky pseudogjyqtar se KF VËLLAZNIMI është BREND dhe se fanella e tij peshon shumë rëndë. Deri diku edhe e kuptojmë, se ky Valon Bajgoja është i ri dhe futbollin ka filluar ta përcjellë vonë. Jemi mbase klubi i vetëm të cilit për 19 xhiro nuk i është akorduar asnjë penallti në favor. RASTËSI? Urojmë të jetë ashtu. Po ashtu, njoftojmë opinionin e gjërë se KF VËLLAZNIMI moti nuk ka qenë i organizuar si klub. Mundi dhe djersa jonë shumë shpejt do fillojë të japin fryte. Bashkë me tifozët tanë të zjarrtë KF VËLLAZNIMI do ta ngrisim aty ku e meriton të jetë. Besojmë fuqishëm në organet kompetente të FFK-së, që do ta shqyrtojnë rastin në fjalë. FORCA VËLLAZNIM”.