Vëllaznimi ndan rrugët me Sharin
Jerenimo Sharin nuk është më trajner i Vëllaznimit.
Kroati që arriti sukses historik me gjakovarët në edicionin e kaluar, me marrëveshje të dyanshme me klubin kanë ndarë rrugët, raporton AsistiOnline.com
Mësohet se rezultatet e dobëta në këtë edicion, kanë bërë që të ndërpritet bashkëpunimi mes palëve.
Sharin e mori drejtimin e ekipit gjakovar në stinorin e kaluar dhe me Vëllaznimin arriti sukses historik duke e fituar Ligën Unike e duke ju rikthyer trofe pas 29 viteve, gjersa siguruan edhe play-offin e Superligës.

