Vëllaznimi në bisedime me Behar Maliqin e Florim Bërbatovcin

Pas zyrtarizimit të trajnerit Granit Begolli, Vëllaznimi po vazhdon të ndërtojë skuadrën për sezonin e ri.
Ekipi nga Gjakova në këtë afat kalimtar ka transferuar disa futbollistë, por nuk po ndalet me kaç.
Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që ‘kuqezinjtë’ janë në bisedime me mesfushorin Behar Maliqi dhe sulmuesin Florim Bërbatovci.
Sezonin e kaluar Maliqi luajti te Prishtina, ndërsa Bërbatovci te KEK-u.
/Indeksonline/