75 Mall Live Search
18:20 / E Martë, 02 Nëntor 2021 / C E

Vëllaznimi në krizë, lojtarët bojkotojnë stërvitjen

Te skuadra e Vëllaznimit nuk kanë të përfunduar problemet.

Skuadra po përballet me një krizë të madhe financiare dhe nuk po shihet ‘dritë në fund të tunelit’.

Indeksonline mëson se lojtarët kanë bojkotuar stërvitjet gjatë ditës së sotme.

Ata po protestojnë për shkak se nuk janë paguar nga klubi.

Skuadra nga Gjakova aktualisht është në vendin e dytë në tabelë, por pesë ndeshjet e fundit i ka barazime. /IndeksOnline/