Vëllaznimi në krizë, Munishi: Më 26 dhjetor klubi mbetët pa staf dhe lojtarë
Vazhdojnë problemet financiare te klubet kosovare. Ky problem e ka kapur edhe klubin e Vëllaznimit, e cila këtë stinor është inkuadruar në Vala Superligë.
Trajneri i njohur, Ismet Munishi ka “kërcënuar” me largim klubin gjakovar, e krejt kjo për shkak të premtimeve të pa realizuar nga kryesia e Vëllaznimit, shkruan IndeksOnline.
“Nuk janë mbajtur premtimet dhe marrëveshjet që i ka bërë kryesia e klubit me lojtarë dhe staf. Unë jam trajner, më pyetni për taktik dhe futboll ju tregoj. Ata që i kanë dhënë premtimet duhet t’i mbajnë. Me datën 26 dhjetor Vëllaznimi mund të mbetët pa staf dhe pa lojtarë. Kemi duru mjaftë, i ka ardhur fundi”, ka thënë Munishi për IndeksOnline.
Stinori vjeshtor përfundoi me Llapi e Podujevës kampion, kurse Vëllaznimi e mbylli e nënta me 25 pikë, një më pak se vendi i tetë, Gjilani./IndeksOnline/