75 Mall Live Search
12:15 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Vëllaznimi përjashton futbollistin pas sjelljeve të pahijshme

Vëllaznimi i Gjakovës barazoi me rezultat 1-1 në ndeshjen e xhiros së 26-të të Ligës së Parë kundër Vitisë.

Gjatë kësaj ndeshje u pa edhe një incident, ku futbollisti Almedin Murati bëri sjellje të pa hijeshme kur u zëvendësua.

Skuadra gjakovare ka vendosur të pezullohet përkohësisht futbollisti i lartëcekur.

Ky është njoftimi i klubit:

Bordi i Klubit të Futbollit “Vëllaznimi”, duke e analizuar rrjedhën e ndeshjes së javës së 26-të, VËLLAZNIMI – VITIA 1:1, pos tjerash ka analizuar edhe sjelljen e futbollistit të Klubit, Almedin Murati. Duke e vlerësuar sjelljen e tij karshi publikut, pas zëvendësimit që iu është bë, si të pa pranueshme, Bordi i Klubit, në përputhje me Rregulloren Diciplinore të Klubit, ka marrë vendim që Almedin Murati, për shkak të asaj sjelljeje, të pezullohet përkohësisht, në afat të pacaktuar, deri në marrjen e vendimit definitiv.

Bordi i K.F.”Vëllaznimi” – Gjakovë