Vëllaznimi prezanton dy lojtarë të Prishtinës

KF Vëllaznimi i Gjakovës ka prezantuar dy lojtarë të rinj para fillimit të edicionit të ri të garave në Ligën e Parë.
Gjakovarët prezantuan Ermir Shabanian dhe Erlind Shabanin.
“Ermir Shabani është mbrojtës i djathtë, ishte pjesë e reprezentacionit të Kosovës U19 dhe vjen nga FC Prishtina. Erlind Shabani është mesfushor që ishte pjesë e FC Prishtina”, njofton Vëllaznimi.
Në ditët në vijim, kuqezinjtë mund të prezantojnë edhe lojtarë tjerë.
