75 Mall Live Search
19:55 / E Enjte, 13 Nëntor 2025 / Gj Sh

Vëllaznimi rikthen basketbollistin i cili javën e kaluar grushtoi tifozin

KB Vëllaznimi ka rikthyer në skuadër Jericole Hellems.

Basketbollisti amerikan u largua nga Vëllaznimi gjatë verës, për te skuadra hungareze Zalakeramia, shkruan IndeksOnline.

Por gjërat nuk shkuan mirë për 26-vjeçarin, i cili gjatë javës së kaluar pati një incident, ku e grushtoi një tifozë të skuadrës.

Pas kësaj drejtuesit e skuadrës hungareze vendosën të ndërpresin bashkëpunimin dhe Hellems tashmë është ribashkuar me Vëllaznimi.

”Jericole Hellems po rikthehet në fole, aty ku shkroi histori me ngjyrat KuqEZi. Njeriu i cili nuk do shumë prezantim, pasi e njohim të gjithë për aftësitë unike, do të mbrojë përsëri me krenari fanelën e Vëllaznimit tonë!

Ku ka më mirë se në shtëpi? E di edhe Hellems i cili refuzoi edhe oferta të tjera nga basketbolli ynë, për t’ju bashkuar familjes së madhe KuqEZi.

Lojtari së fundmi u paraqit në elitën e basketbollit hungarez, e tash sezonin do ta vazhdojë me ne, duke synuar një tjetër sezon pozitiv!”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/